Një tjetër shkrim në blog 🙂
Në këtë periudhë virusi, qendrimi në shtëpi është një
nga rregullat kryesore.Përditshmëria jonë ka ndryshuar.Orët e qëndrimit në shtëpi
janë të shumta.Për këtë arsye, na duhen ide për ta bërë ditën ndryshe.
Ja disa ide për të kaluar kohën në shtëpi:
〰️ Leximi i
librave dhe revistave është një mënyrë e këndshme për të kaluar kohën.Koha për
të lexuar është gjithmonë e pamjaftueshme, por mund të përpiqemi.Librat dhe
revistat online janë një alternativë e mirë.
〰️Ndjekja e programeve të ndryshme online.Në formën e
një kursi, duke zgjedhur sipas profesionit e interesave, mund të mësojmë shumë.
〰️ Gjithashtu, është periudhë e përshtatshme për të parë
filma.Mund të zgjedhim bazuar në katëgorinë ose protagonistët e preferuar.Në këtë
mënyrë shkëputemi paksa nga realiteti.
〰️ Perfeksionimi në hobi të ndryshme.Në varësi të
secilit prej nesh, mund të jetë skicimi, fotografia, të shkruarit, etj.
〰️Gatimi.Të gatuarit është një art.Të mos mjaftohemi
me disa gatime të thjeshta, port ë mësojmë teknika të ndryshmë që mund të na shërbejnë.
〰️Ushtrime ose yoga.Për t`u ndjerë më mirë në këtë periudhë
izolimi, por edhe për të qenë më të shëndetshëm.
〰️ Lojëra të ndryshme, fjalëkryq, puzzle.Janë një mënyrë
e mirë për të përmirësuar logjikën, kujtesën dhe aftësinë e zgjidhjes së
problemeve.
Comments
Post a Comment