Përshëndetje!!! 🙂
Në një periudhë shumë të vështirë në të gjithë botën,
e gjithë vëmendja jonë është përqendruar në lajmet mbi pandeminë e përhapur
kudo në glob.Lexojmë vazhdimisht për situatën në Shqipëri e në botë.Ndërkohë,
si kundërpeshë, duhet të marrim çdo ditë edhe një dozë pozitiviteti.
Për lumturinë
duhet të njohim dimensione të reja, si
një qëllim njerëzor dhe si përpjekje e përditshme.Mund të njihemi me këndvështrime të tjera edhe nëpërmjet
disa prej thënieve më të veçanta për lumturinë.
Për Sokratin: “ Sekreti i lumturisë nuk gjehet duke
kërkuar më shumë, por në zhvillimin e kapacitetit për të gëzuar më pak.Sipas këtij
filozofi të antikitetit grek, lumturia nuk vjen nga shpërblime të jashtme, por
nga çka ne i dhurojmë vetes.
Sipas eseistit Henry David Thoreaou: “ Lumturia është
si një flutur; sa më shumë e ndjek, aq më shumë të shmanget, por nëse e kthen vëmendjen
në gjëra të tjera, do të vijë dhe do të qëndrojë butësisht në shpatullën tënde.”Kjo
thënie shpreh një qendrim pasiv por të drejtë sepse nëpërmjet rastësisë
lumturia merr një kuptim më kozmik.
“ Buzëqeshja është grimi më i mirë që mund të mbajë
një femër.”Kjo thënie nga Marilyn Monroe vlen në çdo kohë.Kështu, buzëqeshja është
një vlerë dhe forma më e bukur e të dukurit së jashtmi.
Thënia e njohur e Abraham Linkoln-it: “ Njerëzit janë
të lumtur aq sa zgjedhin në mendjen e tyre.”Jemi vetë ne udhëheqësit e këtij qëllimi
ndaj vetes.Lumturia vijon në synimet e përditshme.
Nga Matahtma Ganhdi: “ Lumturi është kur ajo çka
thua, mendon, bën, janë në harmoni.”Kjo do të thotë se mendimet, fjalët dhe
veprimet duhet të jenë në bashkëveprim.Duke ndjekur këtë rregull mund t`ia
arrijmë.
Megjithëse nuk ekziston një matës për lumturinë,
duhet të mbajmë mend se veprimet e së përditshmës na afrojnë më shumë me të.Mund
të ndikojmë duke shtuar ngjyra në jetën tonë nëpërmjet muzikës, pikturës,
filmave, fotografisë, etj.Për lumturinë.
Comments
Post a Comment