Një tjetër shkrim në blog🙂
Nga gjithë Europa, Ballkani është një nga zonat
gjeografike shumë të njohura për traditat.Ne, ballkanasit, na bashkojnë shumë elementë.E
kaluara historike, politika, trashëgimia kulturore, kanë shumë ngjashmëri.Gjithashtu,
na afrojnë edhe disa zakone tipike ballkanase.
Së pari, mund të dallohemi menjëherë sepse flasim me
zë të lartë.Një bisedë normale duket si një përleshje.Veç timbrit të lartë, përdorim
shumë gjeste, kryesisht nëpërmjet duarve dhe fytyrës.Përdorim shumë shpesh fjalë
fyese.
Jemi njerëz shumë ekspresivë.Na pëlqejnë të takohemi
duhe shtrënguar duart.Puthemi.Përqafohemi.Kjo është një sjellje shumë normale.
Sa i përket ushqimit, mishi zë vendin kyesor dhe është
pjesë e vakteve të ditës.Gjithashtu, preferohen pijet tradicionale të ballkanit,
të cilat janë shumë të konsumuara.Nuk refuzohet asnjëherë një filxhan kafeje.
Një tjetër zakon ballkanas është edhe konservimi i
frutave dhe perimeve.Së paku një herë gjatë vitit, përgatiten në vazo të
ndryshme turshi dhe reçel.Në këtë mënyrë sigurohet ruajta e tyre deri në dimrit
e më pas shijohen nga e gjithë familja.
Ne ballkanasit jemi shumë supersticioze.Na pëlqen të
njohim më shumë të ardhmen nëpërmjet llumit të kafesë së sapo pirë.Besojmë se për
të larguar fatin e keq duhet të mbajmë një sy blu prej qelqi.
Dhe jo më pak e rëndësishme: interesimi për politikën.Në
të gjithë vendet e Ballkanit, njerëzit pavarësisht profesionit dhe jetës së
tyre, përfshihen shumë në çështje të politikës.Gjithashtu, jemi shumë krenarë
dhe nacionalistë.
Për më shumë shkrime 🔗 https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment