
Një tjetër shkrim në blog🙂
Të lexuarit është një proces shumë i këndshëm.Teksa
lexojmë libra, na “pushtojnë” një sërë emocionesh.Ndoshta duam të udhëtojmë në
kohë, të jemi një personazh apo të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve.Magjikja e
librave nuk ka fund.
Kapitujt lexohen me kuriozitet.Personazhe të
panjohur fillojnë të prezantohen, e të ndodhur në vende e rrethana që as na i
merr mendja.Emrat e tyre janë gjithmonë të ngulitur në mendjen tonë.
Duhet thënë
se, në fëmijëri tërhiqeshim nga kopertina e librit.Për atë moshë, zakonisht ka
më shumë ilustrime dhe ngjyra.Me rritjen, për të blerë libra bazohemi në llojin
e librit ose autorin.
Më pëlqën aroma e letrës së librave.Më pëlqen të
lexoj fragmente të veçantë, frymëzues dhe që mbeten në kujtesë.Janë pikërisht këto
lloj fragmentesh që të shtyjnë në rileximin e një libri.E sa më shumë të
rilexohet, mendon se nuk e kishe lexuar më parë asnjeherë.
E kur përfundon një libër, një tjetër libër është në
pritje.Nësë përfshihesh shumë në një libër, më pas është shumë e vështirë për
t`u shkëputur prej tij.Libri i radhës duhet të jetë po aq ose më magjepsës, përndryshe
fillon të ndihesh keq.
Çfarë do të ishte jeta pa libra?
Comments
Post a Comment