Një tjetër shkrim në blog 🙂
Sa i përket modës, periudha pranverë-verë 2020 do të
jetë e veçantë.Shumë nga trendet do të na ndryshojnë garderobën.Të shumta janë
edhe modelet që rikthehen përsëri në modë.Le të njihemi me disa nga trendet e këtij
sezoni.
Gjatë këtij sezoni, fjongot do të shtojnë
feminilitetin në lloje të ndryshme këpucësh, të sheshta ose me takë.Pavarësisht
llojit të materialit dhe ngjyrës, fjongo është një detaj shumë i këndshëm.Fjongot
e stërmëdha më siguri do të tërheqin vëmendjen.
Këmishat, ndryshe nga modeli klasik, duhet të kenë
jakë të madhe.Jakat mbi xhaketë dhe të dyja me kontrast janë trend i
momentit.Ky është një rikthim që kujton vitet `70-të.
Një tjetër trend i stinës janë edhe perlat.Megjithëse
janë gjithmonë në modë, këtë herë mbizotërojnë perlat e mëdha, në shumë
vargje.Gjithashtu, perlat do të jenë të pranishme edhe në çanta, kapele,
aksesorë flokësh, etj.
Fustanet verore të bëra me shtiza janë një trend i
ri.Në modele e ngjyra verore, sipas preferencave tona, fustanet do të mund të përdoren
lehtësisht.Një tjetër veçanti e këtij trendi është se u jep vlerë veshjeve të
punuara me dorë që na kujtojnë gjyshet tona.
Edhe gjatë këtij sezoni nuk mund të mungonin ngjyrat
fluoreshente.E verdha, jeshilja ose roza fluoreshente, si ngjyra plot gjallëri,
mendohet se mund të kombinohen bukur me të bardhën ose të zezën në veshje.Janë
ngjyra që bien në sy.
Në lidhje më çantat, gjatë këtij zezoni do të mbizotërojnë
çantat e mëdha.Trend janë edhe çantat prej lëkure, me fibra natyrale, me lule
dhe me element bambuje.Trende të tjera janë: kostumet njëngjyrëshe të
kombinuara thjeshtë, fustane e bluza me mëngë të fryra, copat rozë me pala,
funde të gjata.
Comments
Post a Comment