
Një tjetër shkrim në blog🙂
Ardhja e stinës së pranverës pritet gjithmonë me
padurim.Temperaturat rriten.Natyra rigjallërohet.Ngjyrat e pranverës janë të
mrekullueshme.E gjithë kjo gjendje e gëzueshme na jep më shumë lumturi.
Pranvera përfaqëson ndryshimin, idetë e reja, risitë,
etj.Në përgjithësi, pranvera është një stinë që na frymëzon të transformojmë
pozitivisht çdo ditë e na shton ëndrrat për të ardhmen.Pranvera është metafora
e shpresës.Sa shumë energji pozitive sjell kjo stinë!
Nëpërmjet të gjitha shqisave tona, arrijmë të
kuptojmë ndryshimet që sjell pranvera çdo ditë.Të gjitha përshkrimet për këtë
stinë janë pakta, por një esencë të tyre mund ta marrin nga disa thënie për
pranverën:
“Pranvera na zgjon, na ushqen dhe na rigjallëron.Sa
shpesh vjen pranvera juaj?Nëse jeni i burgosur i kalendarit, vjen një herë në
vit.Nëse jeni duke krijuar fuqi autentike, ajo vjen shpesh, ose shumë shpesh.”
“ Pranvera shton jetë të reja dhe bukuri të reja në
gjjithçka.”
“Pranvera: një kujtesë e këndshme se sa i bukur mund
të jetë ndryshimi.”
“Çdo pranverë është e vetmja pranverë, një befasi e
përhershme.”
“ Pranvera është koha e planeve dhe projekteve.”
“ Dita që Zoti krijoi shpresën, me siguri është dita
që krijoi pranverën.”
“ Pavarësisht
se sa i gjatë është dimri, pranvera me siguri do të vijë.”
“ Një fjalë e mirë është si një ditë
pranvere.”
“Disa gjëra të modës së vjetër si ajri i pastër dhe
rrezet e diellit janë të vështira për t`u mposhtur."
🌺
Comments
Post a Comment