
E premtja është dita për një shkrim të
ri në blog 🙂
Si do të ishte jeta jonë nëse nuk do të perceptonim
ngjyrat? Psikologjia e ngjyrave na ndihmon për të kuptuar rëndësinë e ngjyrave
në jetën tonë. Ngjyrat ndikojnë në aspekte të ndryshme të së përditshmes dhe si
të tilla, le të kuptojmë më tepër për këtë temë nëpërmjet këtij shkrimi në blog.
Ngjyra është një formë e komunikimit joverbal.Ato kanë
aftësinë të shkaktojnë emocione të ndryshme te njeriu.Sa herë jemi ndikuar nga
ngjyrat për të zgjedhur veshje, për dekorin e shtëpisë apo në biznes?Le të
njihemi me simbolikën e ngjyrave:
E bardha - Ngjyra e qetësisë, paqes dhe thjeshtësisë.Njëkohësisht ka kuptimin e
minimalizmit e perfeksionit.
E zeza – Mbart kuptimin e seriozitetit, sofistikimit.Gjithashtu,
ka kuptimin e misterit dhe elegancës.
Ngjyra e kuqe - Një ngjyrë që tërheq gjithmonë vëmendjen.Simbolizon
forcën, energjinë, vetëbesimin, entuziasmin.
Ngjyra blu – Për besueshmërinë, komunikimin dhe si
ngjyrë e detit e qiellit, ka kuptimin e qetësisë.
E verdha- Shfaq optimizëm, gjallëri, lumturi.Një ngjyrë që përfaqëson diellin dhe ka efekt shumë pozitiv.
Ngjyra portokalli - Tregon kreativitet, aventurë,
energji rinore.Është një nga ngjyrat më pak të përdorshme.
Jeshilja –Ngjyra që tregon natyralitet, jetë, shpresë.Gjithashtu
është ngjyra e parasë dhe prestigjit.
Ngjyra rozë – Ka kuptimin e delikatesës dhe
feminilitetit.Një nga ngjyrat më të preferuara të femrave, por njëkohësisht
simbolizon freski, emocione, butësi, ëmbëlsi.
Ngjyra lejla – Ngjyra e madhështisë, misterit dhe
mbretërimit.
Ngjyrat që preferojmë janë të lidhura edhe me personalitetin
tonë.Duke u bazuar në shpjegimet e mësipërme mund të kutojmë më shumë për
veten.Ndërsa vetë ne, e jetojmë jetën me ngjyra.
Comments
Post a Comment