
Një tjetër shkrim në blog🙂
Stili është jo vetëm një mënyrë të veshuri, por edhe
e shfaqjes së karakterit.Kombinimi i copave, ngjyrave, etj, përcaktojnë stilin
që i përkasim.Detajet janë diferencueset.
Ndër vite, disa nga femrat e njohura nëpër botë kanë
frymëzuar miliona njerëz me stilin e tyre.Le të njihemi në këtë shkrim me disa
prej tyre:

Grace Kelly- Aktorja amerikane që braktisi Hollywood-in për t`u bërë princeshë e Monakos.Një nga femrat më të bukura dhe me stil.Binte në sy eleganca e të gjitha veshjeve të saj.Gjithmonë pëlqente stilin klasik të veshjeve.Në çdo dalje publike ose foto të saj nuk mungonin aksesorët e këndshëm prej perlash ose diamanti.

Brigitte Bardot- Një prej aktoreve më të dashura franceze.Portreti i saj ishte ndër më të dashurit për adhuruesit e filmave.Feministe dhe larg të gjitha rregullave të pas luftës.Pavarësisht se sot është 85-së vjeç, do të mbahet mend gjithmonë si vajza bionde me flokët e kapura me fjongo, me buzeqeshje dhe hijeshi.

Audrey Hepburn- Një ndër femrat e njohura për stilin
dhe elegancën.Stilin e përshkruantë si “një vazhdimësi të bukurisë së brendshme”.Gjithmonë
në stilin minimalist.Fustanet verore, pantallonat e shkurtra me bel të lartë
dhe aksesorët ishin ndër të preferuarat e saj.

Jacqueline
Kennedy Onassis- Ish zonja e parë e ShBA-ve është një nga ikonat e stilit.Ajo
shquhej për syzet e mëdha, perlat, dorashkat e gjata dhe kapelet.Vazhdon të jetë
frymëzuese.

Sophia
Loren- Aktorja e njohur italiane dhe shumë e dashur për shqiptarët.Stili i saj
ishte minimalist.Donte të vinte në pah tiparet që pëlqente më shumë të vetja,
si për shembull sytë e saj jeshilë.Guxonte me makeup-in.Shfaqte gjithmonë vetëbesim.

Rihanna-Këngëtarja nga Barbados e njohur në të gjithë
botën, kështu që edhe stili i saj është mjaft ndikues.Me veshjet e saj arrin
gjithmonë të jetë në vëmendje.Stili i saj është kryesisht klasik dhe shpeshherë
me elemente nga sportivja.
Ka shumë kritika jo vetëm për ikonat e stilit, por
edhe për stilin në përgjithësi.A është moda në funksionin tonë apo “përdoremi”
nga stilistët e mëdhenj? Stili duhet të jetë unik për çdo njëri, ndërsa ikonat
e stilit të jenë frymëzim.
Comments
Post a Comment