
Një tjetër shkrim në blog
Kjo periudhë pandemie e distancimi social ka
ndryshuar ndjeshëm jetën tonë.Njëkohësisht, duam t`u dedikojmë kohë ideve e
projekteve tona.Si mund të jetë vëmendja në objektivat e ditës, ndërkohë që sytë
janë drejt lajmeve të aktualitetit?
Janë kohëra pasigurie, por të mbushura me
pozitivitet drejt së ardhmes.Teknologjia ka ndihmuar shumë.Janë shtuar email-et
dhe videombledhjet.Megjiëthëse ekziston kjo lehtësi, duhet të ekzistojë edhe
ndonjë arsye motivimi.
Të jesh i motivuar do të thotë të zbulosh shkaqe që
të bëjmë të vihesh në lëvizje.Motivim do të thotë nxitje, shtysë, përpjekje për
të vazhduar.Motivimi është një element shumë i rëndësishëm për të arritur
synimet tona.
Në këto kohë, nuk është aspak e thjeshtë të jesh i
motivuar.Produktiviteti arrihet duke programuar detyrat e përditshme.Gjithashtu,
duke menduar për muajt që na presin.
Mënyra e vetme për të ndjerë motivim në kohë
pandemie është duke lënë kohën të veprojë.Është e thjeshtë të lejojmë një pandemi
të na ngadalësojë ritmin.Ky efekt transformues që ka pandemia nuk mund të na
pengojë.Le të shohim drejt së ardhmes…
Comments
Post a Comment