
Një tjetër shkrim në blog 🙂
Çdo javë përbëhet nga një sërë zhvillimesh
politike, sociale, ekonomike, etj.Të ndodhur në një situatë pandemie, lajmet janë
më të kufizuara në realitetin tonë të përditshëm.Lajmet, si një mënyrë
informimi, na japin mundësi të kuptojmë më tepër se çka ndodhur në të gjithë
planetin.
Në këtë javë
që po lëmë pas janë shënuar disa ngjarje që vlejnë të veçohen.Le të risjellim në
vëmendje disa prej tyre:
👉Vazhdon përditësimi sa i përket situatës së krijuar
nga COVID-19.Në Shqipëri numri i përgjithshëm i rasteve është 933 dhe deri më
tani 188 raste aktive.Gjithashtu, në javën e fundit janë shtuar lehtësirat për
bizneset dhe qytetarët.
👉Menjëherë pasi Këshilli Bashkiak Tiranë vendosi për
shembjen e Teatrit Kombëtar, kanë nisur kundërshtimet nga artistë e mbështetës
të ndryshëm.Aktivistë të shoqërisë civile, politikanë, qytetarë të ndryshëm që
janë kundër këtij vendimi vazhdojnë protestën.
👉Në Kosovë, prej disa javësh vazhdon kriza politike.Institucionet
po pengohen si pasojë e kësaj periudhe tranziconi.Kjo mungesë e stabilitetit
politik pritet të sjellë edhe probleme në
çështjet ekonomike.
👉Në të gjithë shtetet europiane me numrin më të lartë
të të prekruve nga pandemia, si Italia, Britani, Spanja, kanë shtuar lehtësimet
për qytetaret.Gjithashtu, pritet hapja e kufinjve dhe lejimi i udhëtimeve për
arsye pune, vizitash, arsimimi, turizmi, etj.
👉Europodeputetët
miratuan të premten një rezolutë për një fond rimëkëmbës prej 2 trilion dollar për
rindërtimin e ekonomisë së dëmtuar euroopiane për shkak të pandemisë.Kjo paketë
do të jetë kryesisht në formën e granteve, por edhe falë investimeve publike e
private.
👉Presidenti Trump ka vazhduar me akuzat ndaj Kinës.Sot
ai shtoi se është i zhgënjuer nga mënyra sesi Kina e trajtoi pandeminë.Mendohet
se kjo sitatë e tensionuar mund të sjellë ndryshim të marrëdhënieve tregtare
midis dy shteteve.
👉Shtyrja e njoftuar e Lojërave Olimpike Verore në
Tokyo për shkak të pandemisë do të ketë një kosto të llogaritur prej 800 milionë
dollarë.Lojërat janë parashikuar të mbahen gjatë verës së vitit të ardhshëm.Kjo
është vështirësia që prêt shtetet dhe garuesit e tyre.
👉Rikthehet shpresa për zhvillimin e ndeshjeve të
fubollit.Kjo ishte një përiudhë ndërprerjeje për shkak të situatës.Skuadrat e mëdha
të futbollit europian pritet të jenë sërisht në stadiume duke nisur nga
fundjava e ardhshme.
Shkrime të tjera ✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment