
Një tjetër shkrim në blog 🙂
Në përditshmëri, në një takim, mbledhje, punë, festë,
etj, parfumi është gjithmonë i pranishëm.Nëpërmjet parfumit mund të kuptojmë
shumë për përsonalitetin e një njeriu.Parfumi “përshkruan” natyrën tonë.Për këtë
arsye është një zgjedhje personale.
Veçse si aromë, ka edhe arsye të tjera për të përdorur
parfumin:
Si terapi: Parfumet krijohen nga përzierja e disa përbërjeve, vajërave esencialë, myshk, lule
ose fruta.Aroma e krijuar shërben edhe si terapi sepse qetësojnë mendjen dhe
trupin.
Vetëbesim: Mbajtja e një shisheje parfumi në çantë është
një veprim fare i zakonshëm.Në këtë mënyrë mund të përdoret në momente të
caktuara.Thjeshtë ideja se me vete kemi parfumin e preferuar dhe mund ta përdorim
na shton vetëbesimin.
Kujtesa: Parfumi është aktivizues i mendjes.Nëpërmjet
tij mund të kujtojmë momente të ndryshme të jetës sonë.
Për shëndetin: Parfumi ndihmon në përmirësimin e humorit
dhe uljen e stresit.Sekreti fshihet në vetë esencën përbërëse.
Parfumi është krijuar rreth 1250 vite para erës sonë, nga kimisti Tapputi në Mesopotami.Më pas u prodhuan kudo në botë.Për të përdoreshin trëndaafilë e lule të ndryshme, erëza, bajame, koriandër, etj.Parfumet kategorizohen sipas përqindjes së përbërjes aromatike.Llojet e pafundme të krijuara deri më tani na mundësojmë të zgjedhim parfumin tonë të preferuar.
“Nuk e përballoj kurrë ditën pa parfum”-E.Taylor
🙂🙂
ReplyDelete