
Një tjetër shkrim në blog🙂
Shembja e Teatrit Kombëtar është ngjarja që përshkruan
të dielën e kaluar.Nuk kishim menduar se në orët e para të datës 17 maj do të mësonim
këtë lajm.Një ngjarje e paralajmëruar që ndau në dy kahe artistë e qytetarë e që
na bëri të reflektojmë për funksionimin e institucioneve dhe qytetarisë në
Shqipëri.
Një vendim i papritur, i pamenduar deri në atë
moment për shkak të rezistencës së vazhdueshme e që solli shumë zemërim.Të dielën
e kaluar qendra e Tiranës ishte tërësisht e blinduar.Nuk munguan përplasjet,
dhuna policore e kundër reagimet.Në median shqiptare dhe të huaj kjo ngjarje është
pasqyruan gjerësisht.
Kundërshtimet dhe protestat për Teatrin kanë filluar
rreth dy vite më parë.Regjisorë, aktorë, skenaristë, aktivistë e qytetarë të
ndryshëm ishin së bashkë në këtë kauzë.Megjithëse ka kaluar rreth një javë nga
prishja e Teatrit, diskutimet janë të shumta.
Çështja e Teatrit ndau në dy grupime aktorët, por
edhe qytetarët.Mendimet pro dhe kundër janë argumentuar në mënyra të ndryshme.Me
kuriozitet do priten të gjithë hapat e radhës.Me interes po ndiqet edhe vijimi
i projektit për Teatrin e ri ndërkohë që nuk mungojnë spekulimet.
Me prishjen e Teatrit duket sikur mbyllet edhe një
kapitull.Sa shumë aktorë, role, skenare, shfaqje, shikues në sallë.Ndoshta është e pamundur të bëhët një llogari e tillë.Më
tepër rëndësi ka emocioni i përcjellë tek publiku dhe duartrokitjet e marra
prej tij.
Pavarësisht opinionit të gjithësecilit, nëse prishja
e Teatrit ishte e drejtë apo e padrejtë, është e pamundur të mos theksohet se
si rrallëherë shqiptarët duan të përfshihen në çështje jo domosdoshmërisht
politike.Teatri, për disa rrënojë e për të tjerë monument.Është për t`u vlerësuar
prania masive e qytetarëve, që tregon jo vetëm rebelim ndaj një vendimi, por
edhe vlerësimin e artit e kulturës në Shqipëri.
Shkrime të tjera ✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment