
Një tjetër shkrim në blog🙂
Një nga arsyet që na bën të duam stinën e verës është
mundësia për të pasur më shumë kohë për të pushuar.Veç plazhit e shëtitjeve në
bregdet, mund të shijojmë fundjavën edhe në shtëpi.Të ndodhur në një periudhë
pandemie, me shumë rregulla e kufizime, mund të kalojmë kohën bukur edhe në ambjentin e
shtëpisë.Le të marrim disa ide aktivitetesh verore në
shtëpi.
Dita fillon në mënyrë të mrekullueshme, falë rrezeve
të diellit që i afrohen dritares.Një zgjim i këndshëm!Më pas, dita mund të
vijojë me një filxhan kafeje.
Limonatat e bëra vetë janë gjithmonë të shijshme.Në
këtë mënyrë jo vetëm kalojmë pasditen, por edhe shtojmë kujdesin ndaj shëndetit.
Filmat që kanë si temë kryesore verën janë të pafundëm.Një
listë të tyre mund ta krijojmë lehtësisht duke kërkuar në internet.Janë filma që
na bëjnë të udhëtojmë.
Një tjetër ide e këndshme është edhe mbjellja e erëzave.Nuk
kërkohet asnjë aftësi kopshtarie.Mjafton të zgjedhin disa nga erëzat tona të preferuara.Në
këtë mënyrë ndikojmë për mirë te natyra, portofoli dhe entuziasmi jonë.
Kujdesi ndaj shtëpisë është i domosdoshëm në çdo
stinë të vitit.Në verë kemi arsyen për të bërë edhe ndryshime të vogla.Do të
ishtë mirë të shtonim disa aksesorë më ngjyra, vazo me lule ose fotografi të
reja.
Më shumë kohë do të thotë më shumë libra.Gjatë verës
mund të lexojmë më tepër, nga autorët e preferuar, por edhe libra të rinj.
Më shumë fotografi.Momente nga e përditshmja kujtohen më bukur me ndihmën e aparatit fotografik.
Më shumë fotografi.Momente nga e përditshmja kujtohen më bukur me ndihmën e aparatit fotografik.
Pavarësisht këtyre sugjerimeve, secili nga ne mund të
gjejë mënyrë për të kaluar kohë në shtëpi.Falë aktiviteteve verore kjo stinë bëhet
më e bukur.
Shkrime të tjera✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment