
E premtja është dita për një shkrim të
ri në blog 🙂
Për në
shqiptarët, kuzhina shqiptare është padyshim më e mira.Një shumëllojshmëri përbërësish
dhe mijëra receta gatimi.Mikëpritja është një ndër virtytet e shqiptarëve.Le të
njihemi me veçantinë e kuzhinës shiptare, nëpërmjet këtij shkrimi në blog.
Kuzhina shqiptare është pjesë e kuzhinës mesdhetare.Kjo
do të thotë se njerëzit përdorin prodhime vendase, që janë të ndryshme dhe shumë
të shëndetshme.Vaji i ullirit, agrumet, drithërat, mishi e peshku janë pjesë e
dietës sonë ushqimore.Në Shqipëri konsumohen tre vakte kryesore.Mëngjesi tipik është
i lehtë.Kafeja është e pandashme.Dreka është vakti kryesor dhe përbëhet nga
pjata kryesore e shoqëruar më sallata të ndryshme.Edhe darka është një vakt i
lehtë.
Përbërësit kyesore janë frutat, perimet dhe erëzat.Për
shkak të klimës, këto përbërës kultivohen gjerësisht.Frutat më të përdorura në
kuzhinën shqiptare janë mollët, rrushi, limoni e portokalli, kumbulla, shega,
qershia, fiq, thana, shalqi, etj.Perimet gatuhen në mënyra të ndryshme: të stinës,
të thata ose turshi.Më të përdorurat janë patatet, lakrat, fasulet, bizelet,
rrepat, domate, qepë, spinaq, etj. Erëzat janë shumë të rëndësishme në gatimet
shqiptare dhe Shqipëria është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë.Kryesisht
përdoren rozmarina, rigoni, piperi, mentja e dafina.
Mishi dhe peshku zënë vend shumë të rëndësishëm në
kuzhinën shqiptare.Mishi gatuhet në mënyra të ndryshme sipas traditës.Peshqit e
ndryshëm dhe produktet e tjera nga deti janë të freskët dhe të lëhtë për tu
gjetur, kjo falë pranisë së detit Adriatik dhe Jon.
Sallatat janë pjesë e rëndësishme e vakteve.Ato përgatiten
me perimet e stinës, vaj, erëza e limon.Shërbehen të kombinuara edhe me përbërës
të tjerë modern.Supa është një pjatë tjetër e preferuar.
Shqiptarët janë ndër popujt që konsumojnë shumë
pije.Në vendin tonë, nje nga pijet më të preferuara është çaji.Lloje të
ndryshme të tij kultivohen në të gjithë Shqipërinë.Pije tjetër e njohur është rakia,
prej rrushi, kumbulle ose manaferre.Në verë pihet dhallë dhe bozë.Vera është një
pije shumë e konsumuar, e prodhuar në vend dhe shumë e njohur kudo në Europë.
Ëmbëlsirat janë të shumëllojshme.Më të zakonshmet
janë me origjinë lindore ose perëndimore.Në zona të ndryshme shijojmë ëmbëlsira
të ndryshme.Më të njohurat janë bakllavaja, kadaifi, tollumbat, kabuni,
ballokume e të tjera.Përbërësit kryesorë të tyre janë qumështi e nënproduktet e
tij, kanella, frutat.
Vlerat dhe shija që përmbajnë gatimet shqiptare janë
të shumta.Jemi me fat që në Shqipëri kemi përbërësit më të mirë.Jemi të sigurt
se nga gjithë gatimet në botë, kuzhina shqiptare është e pazëvëndësueshme.
Shkrime të tjera ✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment