
E premtja është dita për një shkrim të
ri në blog🙂
👉Ngjarja e 25 majit në Minnesota të SHBA-ve vazhdon të
bëjë bujë. Një 46-të vjeçar me ngjyrë humbi jetën nga asfiksia që i krijoi
mbajtja e gjurit në fytin e tij nga polici.Pas kësaj, demonstratat dhe
protestat nuk kanë pushuar.Prej më shumë se dhjetë ditesh miliona protestues
amerikanë protestojnë kundër rracizmit, për drejtësi nga George Floyd.Protestat
e dhunshme kanë sjellë edhe reagimin e presidentit Trump, i cili i konsideron
protestuesit terroristë.
👉Edhe në Tiranë janë zhvilluar protesta.Qytetarë,
aktivistë, politikanë, gazetarë,etj, janë bashkuar në sheshin Nënë Tereza për të
marshuar.Një protestë kundër dhunës, për forcimin e dënimit të abuzimit ndaj të
miturve, reagim qytetar dhe institucional.
👉Pas disa takimesh është arritur një marrëveshje për
reformën zgjedhore.Sot pasdite u arrit edhe dakordësia për administrimin e
zgjedhjeve.Kjo marrëveshje është vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët.
👉Avdullah Hoti
është zyrtarisht kryeministri i ri i Kosovës.Ai u votua nga Kuvendi i Kosovës
me 61 vota.Ish-kryeministri Kurti nuk pranoi të bëjë dorëzimin ceremonial të
detyrës.Për qeverinë e re ka pasur shumë kundërshtime nga partitë
opozitare.Gjithashtu, zemërim shprehën edhe qytetarët nëpërmjet protestave para
Kuvendit.
👉Në Maqedoninë e Veriut, në datën 5 korrik do të mbahen
zgjedhjet.Pandemia ishte arsyeja që shtyu zgjedhjet e 12 prillit.Ndërkohë, javën
e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve me Covid-19, gjë që ka
shtuar frikën dhe masat shtrënguese.
👉Sa i përket sportit në Shqipëri dhe botë: Pas 3
muajsh ndërprerje nga pandemia kanë rifilluar ndeshjet.Java e 27-të u hap me
ndeshjen Partizani-Skënderbeu.Edhe kampionatet europiane kanë rifilluar.
👉Në shtete të ndryshme europiane vazhdon përditësimi
për situatën e krijuar nga pandemia.Vendet e BE-së do të jenë të mbyllura deri
në datën 15 qershor.Tashmë, më rëndësi është orientimi i ekonomisë për rimëkëmbje,
por edhe turizmi.
👉Prodhuesi amerikan i raketave e satelitëve “Space X” ka dërguar në hapësirë 60 satelitë.
🌐
Shkrime të tjera✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment