
Një tjetër shkrim në blog🙂
Me ardhjen e verës dhe rikthimit të lëvizjes pa
kufizime, vjen edhe mundësia për shijuar shëtitjet në kryeqytet.Tirana është një
qytet me histori të vëçantë dhe duke qenë qendra më e rëndësishme politike,
ekonomike e sociale është me vlerë të risjellim në kujtesë zonat atraksione të
saj.

Qendra e Tiranës është një nga zonat më të
populluara.Në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar ndodhet edhe
monumentin e tij.E favorizon afërsia me institucionet e rëndësishme.Pranë gjejmë
parqe, muze, bibliotekë dhe është pikënisje për shumë rrugë kryesore të Tiranës.

Kalaja e Tiranës është një monument i trashëgimisë kulturore.E ndodhur në qendër të qytetit, kalaja ka një histori shekullore.Së fundmi, brenda kalasë është krijuar një hapësirë e këndshme që i lejon vizitorët të njihen me kulinarinë, traditat, e ndërthurur me elementë modernë.

Pazari i ri i Tiranës është një nga zonat më të vjetra të kryeqytetit.Bien në sy ndërtesat shumëngjyrëshe dhe bizneset që na afrojnë me traditën.

Parku i Liqenit Artificial është një tjetër zgjedhje
e banorëve të kryeqytetit për të shëtitur.Prej vitesh është një alternativë e
shlodhjes dhe e shijimit të natyrës.Mbizotëron gjelbërimi, pemët, pamja e
liqenit.Pranë tij ndodhet Kopshti Botanik dhe Parku Zoologjik.
Mali i Dajtit është një destinacion i afërt.Pamjet e
Tiranës prej andej janë mbresëlënëse.E favorizuar nga natyra, kjo zonë ka
kushtet e përshtatshme për zhvillimin e ekosistemeve.
Në Tiranë zonat atraksione janë të shumta.Historia,
arti, kultura, traditat , libri, muzika, sporti, etj nuk mungojnë.Ne kemi fatin
t`i eksplorojmë.
Shkrime të tjera✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment