
E premtja është dita për një shkrim të
ri në blog 🙂
Të gjitha llojet e lojërave kërkojnë
durim dhe përqendrim.Kur përfshihet edhe taktika e strategjia, mendja na shkon
te shahu.Me dy lojtarë, nga 16 elementë loje dhe rreth 1 orë për të fituar ose humbur.
Shahu është një nga lojërat më të
njohura e më të vjetra.Llojet e para të lojës datojnë rreth shekullit të 6-të në
Indi.Më pas u përhap në të gjithë botën.E veçanta e shahut qendron në faktin se
çdo lojë është ndryshe.
Shahu është një stimulues shumë i mirë për
mendjen.Nëpërmjet vetë lojës mësojmë të rrisim përqendrimin, të mendojmë
zgjidhje e të memorizojmë më shumë.Kjo formë trajnimi e mendjes është shumë e rëndësishme
për njeriun.Nga shahu nuk marrim vetëm argëtim, por edhe disa mësime jete të
vlefshme:
Të ndjekim lojën: Shumë herë duhet të
ndjekim vijim e lojës, pavarësisht se nuk ishte siç e planifikuam.Kështu edhe në
jetë ndeshemi me të papritura, që duhet t`i zgjidhim.
Të shmangim gabimet: Gabimet na kushojnë
shtrenjtë të gjithëve.Mund t`i shmangim duke i identifikuar në kohë.
Siguria vjen e para: Kujdesi ndaj shëndetit
është shumë i rëndësihëm, aq më tëpër në kohë pandemie.
Llogaritja e mirë e kohës: Në shah, por
edhe në jetën e përditshme, koha është me rëndësi.Duhet menaxhuar në mënyrën më
të mirë të mundshme.
Sakrifica: Në këtë kontekst, sakrifikimi
i disa gjërave materiale mund të jetë në
të mirën tonë.
Planifikimi: Krijimi i një plani dhe ndjekja
e asaj ideje na avancon në jetë.
Mësimi nga gabimet: Nuk mund të fitojmë çdo
lojë në shah, por gabimet na përmirësojnë.Në jetë vlen e njejta filozofi.
Të menduarit pozitivisht: Mendimet dhe qendrimet
pozitive na ndihmojnë të performojmë më mirë në lojë.Gjithashtu, në jetë
pozitiviteti është i domosdoshëm.
Shkrime të tjera ✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment