
E premtja është dita për një shkrim të
ri në blog🙂
Një prej
kujtimeve tona të fëmijërisë lidhet me filmat vizatimorë.Të gjithë kujtojmë çaste
nga ditët kur mezi prisnim para ekranit në orën e duhur.Kemi zgjedhur personazhet
e preferuar.Na kanë tërhequr tingujt, pamjet, ngjyrat.Shumë prej tyre janë ende
në mendjen tonë.
Filmat vizatimorë,
prej më shumë se një shekulli, janë një shoqëri e mirë për fëmijët, një mënyrë
e mirë argëtimi dhe arsye të qeshurash.Personazhet dhe tematikat i bëjnë këto
filma shumë interesantë.Sa shumë mund të mësohet për botën nëpërmjet filmave
vizatimorë!
Pozitivja
tek filmat vizatimorë është se trajtohen tema të ndryshme.Në bazë të moshës dhe
llojit, promovohen sjelljet e mira, modelet pozitive dhe mesazhe të vlefshme.Por
filmat vizatimorë nuk pëlqehen vetëm nga fëmijët…
Filmat
vizatimorë nuk ndiqen nga të vegjlit, por shumë herë edhe nga të rriturit.Janë
disa arsye që të rriturit mund të ndjekin këto filma.Përditshmëria e të
rriturve është e mbushur më aktivitete dhe përgjegjësi.Filmat vizatimorë janë
një mënyrë për t`iu larguar paksa realitetit.Këto lloj filmash kanë gjithmonë
personazhe dhe situata gazmore, prandaj edhe janë mjaft të këndshme.
Nëpërmjet
filmave vizatimorë i rikthehemi fëmijërisë.Megjithëse në një moshë tjetër, mund
të ndihemi sërish fëmijë.Një mënyrë e kthimit të kohës pas për disa minuta, falë
ngjarjeve dhe dialogjeve të personazheve.
Në filmat
vizatimorë, konteksti është i thjeshtë e i kuptueshëm.Ndryshe nga filmat
hollivudiane, nuk është aspak e nevojshme të kemi krijuar një mendim për
interpretimin ose skenarin.Në këto filma gjithçka është e mundur, madje përtej
realitetit.
Nuk ka
asnjë të keqe të zgjojmë ndonjëherë pjesën fëminore që ka mbetur te ne, sepse është
më origjinalja.
Shkrime të tjera✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment