
Një tjetër shkrim në blog🙂
Stina e verës është shumë e lidhur më pushimet.Të
pushosh do të thotë të kalosh një periudhë kohore të caktuar larg ambjenteve e
veprimtarisë së përditshme.Udhëtime, shlodhje, pak qetësi para se t`i
rikthehemi rutinës.Kjo verë na i sjell pushimet ndryshe.Çfarë do të thotë të
pushosh në periudhë pandemie?
Pandemia i ka dhënë një përkufizim të ri pushimeve.Ky
ndryshim vlen për gjithë botën.Shumë kufizime dhe masa parandaluese me qëllim
ruajtjen e shëndetit.Një sërë rregullash na vlejnë për tu mbrojtur nga
covid-19.Dilema për të planifikuar pushimet nuk ka mbaruar sepse rastet me
koronavirus vazhdojnë.
Vështirësitë në këtë periudhë janë të shumta.Pushuesit duhet të jenë të
kujdesshëm.Bizneset duhet të ofrojnë shërbimin e duhur.Kujtojmë që turizmi është
një sektor i rëndësishëm për ekonominë shqiptare.Të ardhurat që vijnë prej tij
kanë ndikim shumë të madh në PBB.
Sa i përket Shqipërisë, jemi me fat të kemi një shumëllojshmëri
zgjedhjesh për pushimet verore.Falë kushteve gjeografike, mund të pushojmë në
zonat e shumta bregdetare.Vija e gjatë bregdetare përfshin detin Adriatik dhe
Jon, me veçori të ndryshme, por njësoj magjepsëse per t`i vizituar.Turizmi
kulturor e historik preferohet shumë vitet e fundit.Arkeologjia dhe trashëgimia
tërheqin vizitorët e huaj.
Avantazhet e të bërit pushime në Shqipëri janë të
shumta.Afërsia me qytete të ndryshme europiane është një prej tyre.Interes të madh
shfaqet për destinacione të reja, jo vetëm nga të huajt, por edhe nga ne shqiptarët.
🌊
Shkrime të tjera ✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment