![]() |
Java e parë e muajit gusht, si zakonisht më e qetë sa i përket politikës, por ka pasur disa zhvillime në vend e botë.Mbizotërojnë lajmet nga ekonomia, aktualiteti, rajoni dhe bota.Në këtë shkrim në blog do të lexoni një përmbledhje të ngjarjeve kryesore të kësaj jave:
Ekonomia shqiptare është dëmtuar ndjeshëm
nga pandemia e koronavirusit.Ky fakt është deklaruar edhe nga Guvernatori i Bankës
së Shqipërisë, sipas të cilit, në këtë periudhë do të vërehet rritje e papunësië
dhe e borxhit.Ndikimi negative është jo vetëm në nivel makro, por edhe në
biznese dhe familje.
Qeveria e Kosovës, nëpërmjet një
mbledhjeje online, miratoi ndarjen e një pakete tjetër të rimëkëmbjes ekonomike
për shkak të pandemisë.Shuma e miratuar është 95.2 milion euro.
President i Serbisë, A.Vuçiç, ka bërë
publike datën e vendosur për vazhdimin e dialogut me Kosovën.Në 7 shtator, në
Bruksel, do të kerkohet bisedimi për çështje konkrete.
Greqia dhe Turqia pritet të zgjidhin
shumë shpejt mosmarrëveshtjet për shfrytëzimin e detit Egje.Tensionet mes dy
vendeve janë shtuar nga kërkimet për naftë e gaz në ishujt grekë.
Në Itali, masat për parandalimin e
pandemisë janë zgjatur deri në 7 shtator.Kryeministri Konte theksoi rëndësinë e
zbatimit të rregullave dhe rritjes së vigjilencës.
Amerika Latine dhe e Jugut janë
zyrtarisht vendet epiqendër të pandëmisë.Në këto shtete, shifrat rekord tregojnë
qartë numrin e lartë të viktimave dhe të infektuarve.
Një shpërthim i fuqishëm në Beirut
tronditi Libanin dhe gjithë botën në 4 gusht.U regjistruan mbi 150 viktima e
6000 të plagosur.Pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar.Gjithë bota ka
shprehur solidaritet.
President Trump ka kërkuar ndalimin e dy
aplikacioneve kineze, TikTok dhe Ëechat.Sipas tij, këto aplikacione janë me
rrezik sepse regjistrojnë të dhëna personale dhe shërbejnë si mjet propagande nga
Partia Komuniste Kineze.
Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos I ka
njoftuar largimin nga shteti spanjoll.Pasi abdikoi në 2014, vazhdimisht në media
po përflitej për skandale çështjesh të paligjshme.Ka zgjedhur të jetojë në
Dubai, ndërkohë Spanja ka si mbret të birin Felipe VI.
Ndeshjet e kampionatit europian tanimë
duhet zhvillon sipas disa rregullave: maska në ambjentet e mbyllura dhe udhëtime,
kontroll i lojëtarëve.Mosrespektimi i udhëzimeve mund të çojë në pezullim të
ndeshjeve.
Shkrime
të tjera ✍️
Comments
Post a Comment