Një
tjetër shkrim në blog 🙂
Për pjesën më të madhe të njerëzve, dita
e diel është një ditë pushimi. E diela përshkruan më së miri pushimin nga
ngjarjet e javës, shkëputjen nga rutina, qetësinë, kohën që i dedikohet vetes,
familjes, hobive të ndryshme. Të dielën e mendojmë si një ditë shlodhjeje, por
nuk ndodh gjithmonë kështu.
Koha e së dielës, megjithëse pa dëshirën
tonë, mund t`i jepet përgatitjes për javën
e ardhshme.Nëse duam të shijojmë fundjavën, duhet të mëndojmë për të më shpejt.Për
të shmangur këtë vështirësi, mund të
ndjekim disa rregulla të thjeshta, për të cilat do të mësojmë më tepër në këtë
shkrim në blog.
Së pari, është shumë e rëndësishme të
programojmë fundjavën që të premten.E premtja pasdite jo domosdoshmërisht mund
të na gjejë të lirë.Nëse jemi shumë të zënë, mund të marrim disa orë edhe nga
pasditja e së premtes, në mënyrë që e shtuna të na gjejë në pushim.
Stresi i së dielës lidhet edhe me përgatitjën
për të hënën, që konsiderohet si dita më e vështirë e javës.Kështu, gjatë së
premtes duhet të shkruajmë detyrat e javës së re.Këto shënime nuk marrin më
shumë se 15 minuta.
Nuk është e nevojshme të lodhemi duke
planifikuar fundjavën.Duhet të ketë lirshmëri zgjedhjesh e aktivitetesh.Kjo mënyrë
është shumë më shlodhëse.
Gjithashtu, fundjava është koha e duhur
për tu shkëputur nga detyrimet e javës që kanë lidhje me teknologjinë.Pak shkëputje
nga emailed dhe kompjuteri do të na bëntë mirë.Nëse është e pashmangshme, atëherë
mjafton kufizimi i përdorimit të teknologjisë në orare të caktuara.
E diela është një mini-pushim i nevojshëm.Edhe
pse vetëm një ditë, me kohën në dispozicion mund të pushojmë, pa menduar për
pak se si do të jetë java e ardhshme.E diela na jep sadopak motivim për të hënën
dhe ditët e tjera.
Gjatë së dielës mund të organizojmë një
tryezë të këndshme dreke, një udhëtim i shkurtër, të takojmë njerëz të afërm.Të
tjera ide: një sport i preferuar, të mësojmë një recetë të re gatimi ose të lëxojmë
një libër të ri.
Nëse një nga veprimtaritë e së dielës
nuk është realizuar, nuk ka arsye për tu
mërzitur, sepse mund të gjendet qoftë edhe një orë e lirë gjatë javës.Kjo orë
mund të përfshijë ecje, film ose thjeshtë një filxhan kafeje në qetësi.
Ka shumë arsye që e bëjnë të dielën shumë
të veçantë.Energjia e së dielës është e këndshme.E diela ka vetëm gëzim.
Shkrime të tjera ✍️
Comments
Post a Comment