
Një tjetër shkrim në blog 🙂
Sipas një thënieje të njohur, më shumë thesar se
kudo mund të gjejmë vetëm te librat.Nga një shekull në tjetrin kemi marrë shumë
lumturi, mesazhe jete dhe shprese nga libra të ndryshëm.Një pjesë e tyre janë
ende shumë të dashur për lexuesit, duke u kthyer në librat më të lexuar e më të
njohur të të gjitha kohërave.Le të njihemi me disa prej tyre:
-
Ana Karenina
Një novelë e publikuar në vitin
1877 e autorit të njohur rus Leo Tolstoi.Ngjarjet janë bazuar në një histori të
vërtetë.E përbërë nga 8 pjesë, libri ka në qendër dy personazhe krysorë, jeta e
të cilëve trondit rrethet shoqërore të Shën Petersburgut.Kur Ana rrezikon çdo
gjë për të ndjekur një jetë të re fundi i saj do të jetë tragjik.Një tjetër libër
shumë i njohur i të njëjtit autor titullohet “ Paqja dhe Lufta”.
-
Njëqind vjet vetmi
Autori i ndjerë kolumbian Gabriel
García Marquez publikoi në vitin 1967 një nga veprat që do të merrte vëmendje
nga gjithë bota.Novela trajton historinë e shtatë brezave të familjes Buendia,
deri të pasardhësi i fundit.Libri përcjell mesazhe të shumta.Me këtë novelë,
Marquez mori çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1982.
-
Një udhëtim në Indi
Një novelë e shkrimtarit britanik
E.M.Forster e publikuar në vitin 1924.Historia trajton marrëdhëniet e vendasve
indiane dhe britanikëve kolonizatorë.Në libër gjenden përshkrime të shumta të
peizazheve natyrore indiane.
-
Don Kishoti
Vepra më e njohur e lëtërsisë
spanjolle dhe e autorit Servandes.U botua në vitin 1615.Don kishotizmi përshkruam
njerëzit që duan të bëjnë ndryshime, por veprojnë në një mënyrë shumë qesharake
dhe jopraktike.Është konsideruar si vepër krijuese e letërsisë përëndimore dhe
novela e parë moderne.
-
Të vrasësh zogun përqeshës
Një nga veprat e njohura të
novelistes amerikane Harper Lee.U botua në vitin 1960.Trajtohet konfikti mes të
mirës dhe të keqes.Personazhet janë frymëzuar nga jeta e autores.
-
Getsbi i Madh
Një novelë nga autori F.Scott
Fitzgerald, që u publikua në vitin 1925.Personazhi kryesor është në ndjekje të ëndrës
amerikane.Ai nuk gjen lumturinë atje, duke nënkuptuar se ëndrra ameriaknë nuk është
gjithmonë e arritshme.
-
Njeriu i padukshëm
Një novelë e njohur e publikuar në
vitin 1952.Autori i saj është novelisti amerikan Ralph Ellison.Libri trajton
problemet shoqërore dhe intelektuale me të cilat përballen afroamerikanët në
fillimet e shekullit të XX-të.Të jesh i padukshëm do të thotë të formohesh nga
stereotipet e ndryshme që ekzistojnë.
Këto ishin disa prej titujve të njohur në të gjithë
botën.Kategorizimi i veçantë i këtyre librave bëhët nëpërmjet mendimeve dhe
diskutimeve të shumta, jo vetëm nga
lexuesit, por edhe nga gjuhëtarët, historianët dhe kritikët.
Shkrime të tjera ✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment