Hobi i të koleksionuarit është shumë interesant.Kërkimi, gjetja, organizimi e deri tek ruajtja e sendeve të preferuara mund të jetë e ndërlikuar, por njëkohësisht shumë e këndshme.Një hobi që përshin të gjitha fjalët e përmendura është edhe koleksionimi i pullave postale.
Pullat postale nuk janë thjesht dëshmi pagese, por
mbi të gjitha bashkojnë historinë dhe artin.Në pjesë letre të vogla, pullat përbajnë
sadopak nga kulura e një populli.Pullat mbajnë vlerën e të qenit të ralla në një
mënyrë jo të zakontë.
Koleksionimi i pullave është një hobi shumë popullor
në të gjithë botën.Personat që merren me të, filatelistët, janë vazhdimisht në
kërkim të pullave të ndryshme që do të shtojnë në koleksionet e tyre.Sa më të
veçanta pullat, aq më i madh gëzimi që përjetohet.Kjo ndjesi që ka lidhje me
pullat përsëritet sa herë shfleton albumin e sheh pullat e vendosura me aq
kujdes.
Pullat e koleksionuara ndahen jo vetëm sipas kohës e
çmimit, por edhe sipas temës së tyre: pulla për natyrën, njerëzit, shpikjet, etj.Me
koleksionimin e pullave janë marrë edhe shumë njerëz të njohur.Mund të veçohen:
Mbreti George V, presidenti Roosevelt dhe John Lennon.
Pullat postale shqiptare u emetua për herë të parë më
5 maj 1913.Që nga ajo kohë e deri më tani, janë prodhuar një numër i lartë
pullash të ndryshme.Një ndër më të njohurat është pulla me heroin tonë kombëtar
Skënderbeun.
Në ditët e sotme, të koleksionosh pulla është e vështirë.Në
një kohë kur komunikimi dhe shërbimet kryhen online, përdorimi i pullave postale
është me të vërtetë i rrallë.Email-et dhe mesazhet e ndryshme telefonike kanë zëvëndësuar
letrat, kështu që edhe përdorimi i pullave është i pakët.
Sot pullat mund të merren nga zarfa të ndryshëm që
mund të shkëmbejmë, nga miq e të afërm(në fëmijëri ndonjëherë merrja pulla nga
zarfat e gjyshërve J).Blerja nuk është e kushtueshme sepse në
përgjithësi kanë çmim të ulët.Së fundmi, po përdoren edhe pullat elektronike.
Kuriozitet:
Pulla më e shtrenjtë në botë quhet British Guyana 1 cent Magenta.Ky lloj i
takon vitit 1856.Çmimi i saj është $9480000.
#notesofiris ✍️
Comments
Post a Comment