Kanë kaluar dy javë pushimesh dhe nga fillimi i shtatorit vijnë përsëri shkrimet e të premteve. 🙂
Fillim vitet 2000 na duken shumë të largëta.Një kohë
e kaluar, për të cilën mund të kemi edhe nostalgji.Këto vite mund të përkojnë
me fëmijërinë tonë, adoleshencën ose rritjen, por pavarësisht kësaj na ka lënë
shumë në kujtesën tonë.
Kur kujtojmë dekadën e kaluar, na vijnë në mendjë
shumë ngjarje, risi, trende dhe ndryshime që i bënë vitet 2000 të papërsëritshme.Le
të rikujtomë çfarë i bëri ato vite aq të veçanta:
Ishin fillimet e përdorimit të telefonave celularë.Kompani të ndryshme telefonike sapo hodhën në treg disa lloje telefonash, ekrani i të cilëve përthyhej.Pasja e një telefoni të tillë konsiderohej fat.
Në vitet 2000 ishte e pamundur të mos luanim çdo ditë lojën Minesweeper.Kjo lojë ishte e domosdoshme në kompjuter.Ishte një mënyrë për të kaluar kohën dhe për të testuar durimin
Një tjetër lojë e atyre viteve ishtë Kriporja.Kjo
lojë bëhëj me letër dhe pjesët e saj të shkruara sillnin gjithë argëtimin.
Kostumet sportive ishin një blerje e
padiskutueshme.Në copë kadife, në stil të gjerë dhe me ngjyra të ndryshme,
kostumet ishin një nga veshjet trendy.
Me fillimin e përdorimit të internetit, të kishe një
adresë në messenger ishte një veprim i rrallë.Kjo platform përdorej më së shumti
për të shkëmbyer mesazhe me njerëz që ndodheshin larg.
Edhe mjetet shkollore ishin ndryshe.Në ato vite përdoreshin
disa modele të reja vizoresh të palosshme dhe stilolapsa të dekoruar.
Gjithashtu, përdoreshin aparatë fotografikë me
film.Vendosja e filmit dhe bërja e fotos nuk ishin gjithmonë të suksesshme.

Ngjarjet e rëndësishme familjare të regjistruara, filmat ose xhirime me rëndësi, të gjitha shikoheshin nëpërmjet dvd-së.Ishte mënyra e vetme, deri në zhvillimin e mëtejshëm teknologjik.
Trendet e modës së viteve 2000 nuk mund të harrohen.Shumë prej këtyre trendeve po rikthehen, si shembulli në foto.
Çfarë ju kujtohet
nga vitet 2000? Komentojeni më poshtë
Comments
Post a Comment