Një tjetër shkrim në blog 🙂
Koha e vjeshtës na mbledh më pranë tryezës së shtëpisë. Kërkojmë vakte të ngrohta e të shijshme. Gjatë kësaj stine, duam të shtojmë në dietën tonë ushqimore receta të shëndëtshme, që njëkohësisht janë të thjeshta për t`u realizuar sepse shumë prej gatimeve të preferuara na marrin disa orë për t`u përgatitur.Le të shohim disa sugjerime recetash të thjeshta vjeshte:
Supë e ngrohtë me domate
Koha: 35 minuta
Për 6 persona
Përbërësit: 4 domate, ½ qepë, 4 thelpinj hudhër, 2
lugë gjalp, 2 lugë miell, 1 lugë kripë, 1 lugë sheqer, erëza të ndryshme.
Përgatitja: Në një tenxhere vendosni të ziejnë
perimet për rreth 20 minuta.Në një enë tjetër shkrini gjalpin, shtoni miellin
dhe gradualisht hidhni perzierjen me domate.Hidhni kripën, sheqerin, erëzat në
sasinë që dëshironi.
Perime të pjekura me djathë
Koha: 45 minuta
Për 8 persona
Përbërësit: Patate, karrota, kunguj, kërpudha, spec
i kuq (të gjitha në sasinë që doni), kripë, piper, rigon ose borzilok, djathë i
grirë parmesan ose mozzarella.
Përgatitja: Në fillim priten perimet në madhësi mesatare.Vendosen në një ene për pjekje, të përziera me kripën, vajin dhe erëzat.Piqen në furrë për rreth 30 minuta dhe 5 minuta para se t`i hiqni nga furra shtoni djathin e grirë.Shërbejini të ngrohta, duke i shoqëruar më 1 gotë verë.
Sallatë me dardhë dhe arra
Koha: 10 minuta
Për 6 persona
Përbërësit: Rukola ose sallatë jeshile, 1 dardhë e
freskët stine, disa arra të copëtuara, djathë i bardhë, uthull balsamike, vaj
ulliri, kripë.
Përgatitja: Në një tas të bollshëm pritet sallata,
djathi dhe dardha.Shtohen arrat, vaji, kripa dhe uthulla.Mund të shtoni edhe
ndonjë frut tjetër të stinës.
Biskota vjeshte me xhinxher e kanellë
Koha: 30 minuta
Për 6 persona
Përbërësit: 4 gota miell, 225 gr gjalp, 1 ¾ gota
sheqer, 2 vezë, 2 lugë kanellë, 2 lugë xhinxher të copëtuar, 1 lugë sodë, 1 lugë
vanilje pluhur.
Përgatitja: Fillimisht përzihet mielli me sodën,
kripën, xhinxherin e kanellën.Në një ene përziejmë gjalpin e sheqerin, ku më
pas shtohet vanilja dhe vezët.Bashkohen 2 përzierjet derisa te formohet brumë.Brumi
vendoset në frigorifer për 2 orë.Ndërkohë që furra ngrohet në 190ºC, brumi në
formë cilindri pritet në gjerësi sipas dëshirës.Piqen për 10-12 minuta deris të
marrin ngjyrë.Mbi biskotat mund të shtohet sheqer pluhur sipas dëshirës.
Pije me molle dhe xhinxher
Koha: 5 minuta Për 2 persona
Përbërësit: 1 mollë, 1 birrë me xhinxher, 2 filxhanë
kafeje uthull molle, ujë i gazuar dhe akuj.
Përgatitja: Në një brokë prej qelqi, përzihen birra,
molla, uthulla dhe uji i gazuar.E lejmë në enë për disa minuta.Në gota shtojmë
pijen dhe akujt.Kaq e thjeshtë!
#notesofiris ✍️
Comments
Post a Comment