Një tjetër shkrim në blog 🙂
Javët e para të stinës janë jo vetëm të këndshme, por na bëjnë të kujtojmë se edhe veshja jonë duhet të jete ndryshe. Sa i përket modës, sezoni vjeshtë-dimër 2020-2021 është një nga më interesantët. Bazuar te prezantimet nga pasarela dhe stilistët e mëdhenj, ky sezon do të jetë mjaft elegant. Kjo periudhë rikthen disa elementë që gjenden në garderobën tonë dhe sjell tendenca të reja. Le të njihemi me to:
Pallto prej lëkure: Një prej veshjeve që nuk njeh modë. Për t`u dukur më trendy mund të përdoret shalli dhe bizhuteri të ndryshme.
“Ngjyrë Gjalpi”: Kështu është quajtur një nga
ngjyrat e kësaj stine, që pritet ta shohim shpesh në veshje të ndryshme.
Copa e kuqe: Mund të jetë një kostum i kuq, fustan ,etj. Materiali mund të jetë lekura, copa me shkëlqim, saten, ndërsa ngjyra e kuqe ofron shumë nuanca për t`i zgjedhur.
Golfi me prerje: Një tendencë e re e sezoni është
golfi në ngjyra të ndryshme, që në pjesën afër shpatullave ka prerje
asimetrike. Kombinohet shumë bukur me xhinse.
Ngjyra e artë: Këtë periudhë në gardërobë nuk duhet
të mungojë një veshje në ngjyrë të artë. Copa mund të jetë me xixa, temina ose
gurë. Nuk do kalojë pa rënë në sy!
Një triko gri: Me siguri çdo njeri ka një trika
gri. Nëse jo, kjo është koha për ta blerë.
Çanta me shumë tegela: Copa do të jetë prezente edhe
në xhupa, xhaketa dhe këpucë. Ngjyra përzgjidhet nga preferenca e secilit.
Bereta: Duket sikur kujton modën franceze, por është një aksesor i këndshëm dimri.
Duke iu përshtatur edhe situatës nga pandemia, maskat
mbrojtëse që janë edhe trendy janë menduar të kenë ngjyra e rruaza.
Shkrime të tjera ✍️
Comments
Post a Comment