Shtetet dhe shoqëritë funksionojnë shumë më mirë kur ekzistojnë sisteme ligjesh. Respektimi i tyre është i rëndësishëm. Në vende të ndryshme të botës, për njerëzit vlejnë edhe disa ligje aspak të zakonshme. Le të njihemi me disa prej tyre:
Në Singapor është e paligjshme të përtypet çamçakëz. Ky ligj hyri në fuqi në vitin 1992. Arsyeja lidhet me koston e lartë të pastrimit të mbetjeve të çamçakëzit në ambjente të ndryshme publike.
Në Venecia, të ushqesh pëllumbat është e paligjshme. Ligji i përket vitit 2008. Gjoba për këtë veprim është $700.
Në Emiratët e Bashkuara Arabe, sharjet në ambjentet publike
ndalohen me ligj. Sipas kodit penal, një
veprim i tillë nuk tregon nder e modesti dhe dënimi është deri në 1 vit burg.
Të bësh kala prej rëre në bregdet
është shumë argëtuese për fëmijët. Në
ishullin spanjoll Majorca është e ndaluar. Gjoba është €100.
Në Toronto, ndalohet me ligj të ngjitesh në pemë. Gjoba është $375.
Në Australi është e ndaluar të ndërprehet ceremonia e dasmës. Për një shkelje ligji të tillë, gjoba është $10,000.
Në Danimarkë, vendosja e emrave të çuditshëm është e
paligjshme. Emrat për të porsalindurit
duhet të bazohen në listën e miratuar nga shteti.
Në zonat historike në Greqi, veshja e takave është e ndaluar. Arsyet janë dy: dëmtimi i vendit dhe kyçeve.
Në Rusi, të udhëtosh pa
pastruar makinën është e paligjshme. Ligji vlen
që nga viti 2006.
Në Nevada, lënia hapur e një porte hyrëse nuk është e ligjshme. Kjo sjellje lidhet me hapësirat që janë fermë.
Ushqimet dhe salcat pikante janë të
preferuat e shumë njerëzve. Në burgjet e
Perusë janë të ndaluara. Ligji daton që nga 1973.
Në Malajzi, të kesh një antenë televizori është e ndaluar. Njerëzit nuk duhet të shohin kanale të huaja. U sugjerohet
leximi.
Një ligj i çuditshëm në Madrid ndalon
të pyeturit për orën nga ora 3:29 deri 6:47 të
pasditës. Gjithashtu, ndalohet edhe të pyetet pse.
Shkrime të tjera ✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment