Një tjetër shkrim në blog 🙂
Një nga lajmet më pozitive të ditëve të fundit lidhet me vaksinën e shumëpritur për Covid-19. Përgatitja për këtë hap të rëndësishëm ka nisur prej shumë muajsh. Tanimë e gjithë bota është në pritje.
Pse na nevojitet vaksina? Një virus si Covid-19 përhapet
dhe rrezikon pjesën më të madhe të popullsisë. Nuk mjaftojnë vetëm masat
parandaluese. Vaksina është e rëndësishme sepse ndihmon në sistemin imunitar të
çdo njeriu, e si rrjedhojë
jemi më të mbrojtur.
Ekzistenca e virusit SARS në 2003 dhe sindromit MERS
në 2012 (e përhapur në Arabinë Saudite nga kontakti me devetë) i ka ndihmuar
shkencëtarët sepse janë shumë të ngjashëm me virusin aktual. Për këtë arsye
ishte e mundur pasja e një informacioni fillestar dhe vijimi i punës për vaksinën.
Deri më tani, disa kompani kanë punuar për të prodhuar një vaksinë që mbron në përqindje të lartë, pa efekte anësore dhe sa më të shpejtë në prodhim.Çmimet e tyre do te jenë të ndryshme. Injektimi do të bëhet me dy doza.
Vaksina nga Pfizer-BioNtech: Një prodhim
gjermano-amerikan i shumëpërfolur. Sipas të dhënave të publikuara, kjo vaksinë
mbron në masën 90%-95%. Dozat duhet të jepen çdo tre javë. Deri më tani, është testuar
në 43 mijë njerëz dhe nuk ka krijuar probleme. Duhet të ruhet në temperaturën
-70°C.
Vaksina nga Moderna:
Është një vaksinë
amerikane dhe mbron deri në 95%. Dozat duhet të jepen çdo katër javë. Janë
testuar 30 mijë njerëz. Ruhet në -20°C
deri në gjashtë muaj.
Vaksina nga Universiteti i Oksfordit-AstraZeneca: Një
vaksinë angleze, që mbron deri në 70%. U testua te 20 mijë vullnetarë. Ruajtja është
shumë e lehtë.
Vaksina të tjera:
Sputnik V (Gamaleya): Është vaksinë e krijuar në
Rusi. Thuhet se mbron deri në 92%. Për këtë vaksinë ka pasur shumë kritika nga
vendet perëndimore.
Janssen: Një vaksinë belge, që është testuar në 30
mijë persona në të gjithë botën.
Vaksina kineze e Sinopharm: Sipas lajmeve, kjo
vaksinë është injektuar te 1 milion njerëz. Kompania po punon për ta nxjerrë në
treg.
Vaksina e Covid-19 do të ndihmojë shumë Europën
sepse kontinenti ynë ishte ndër më të prekurit. Pritet që në fund të vitit të
vaksinohen personat e parë europianë. Katër muajt e parë të vitit të ardhshëm
do të jenë shumë të rendësishëm në këtë proces.
Comments
Post a Comment