Nëntori i këtij viti është shumë i rëndësishëm për
Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbajtja e zgjedhjeve presidenciale 2020 është
një ngjarje me interes për vetë shtetin, por edhe pjesën tjetër të botës. Edhe
këtë nëntor, populli do të vendosë për të ardhmen.
Këtë herë zgjedhjet
përballin dy kandidatura shumë të mira: Nga njëra anë presidenti aktual Donald
Trump, ish-biznesmen dhe përfaqësues i partisë republikane. Nga ana tjetër,
kandidati i njohur demokrat Joe Biden. Ai ka mbajtur postin e zëvëndës
presidentit në vitet 2009-2017, nën drejtimin e Obamës dhe për 36 vite ish-senator
i shtetit Delaware. Janë dy personalitete që dëshirojnë postin më të rëndësishëm
amerikan.
Fushata
e Trump: Këtë herë Trump garon në zgjedhjet presidenciale si
presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara dhe ky fakt e favorizon në shumë
aspekte. Në këtë përpjekje për mandatin e dytë e shoqëron sërisht parimi që
vendon Amerikën të parën. Këto zgjedhje e gjejnë atë në një situatë të vështirë,
teksa SHBA-ja përballet me pandeminë dhe ndikimet e saj negative në ekonomi.
Trump ka premtuar krijimin e vendeve të të reja të punës, rikthimin e vëmendjes
ndaj mjedisit, uljen e çmimit
të barnave dhe do të vazhdojë politikat e jashtme sfiduese.
Fushata
e Biden: Biden kishte deklaruar që në prill 2019 se do të
kandidonte për postin e presidentit. Biden është një figurë e njohur në politikë.
Performanca në detyra të rëndësishme ka ndikuar pozitivish tnë imazhin publik të tij dhe pëlqimin nga populli. Biden
premton rritjen e pagës minimale, një program më të mirë shëndetësor, të
invesojë në energjinë e ripërtërishme dhe të jetë më i hapur me shtetet e tjera.
Për një periudhë të gjatë janë zhvilluar sondazhe të
ndryshme, me rezultate hera-herës ngatërruese për publikun. Që nga data 3 nëntor
e deri më sot, kanë qenë të shumta komentet dhe debatet për zgjedhjet. Nga të dhënat e deritanishme kryeson
Biden, me 50.5% të votave të numëruara. Prej tre ditësh është lajmi kryesor me
më shumë interes. E gjithë bota është në pritje të rezultatit.
Shkrime të tjera ✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment