6 receta të thjeshta festash

 




Një tjetër shkrim në blog  🙂

Periudha festive e dhjetorit na afron më shumë me shtëpinë. Kemi rastin të shijojmë vakte të ndryshme me njerëzit e afërm. Jemi ende në kohë për disa sugjerime. Le të mësojmë disa recetash të thjeshta festash:


Sallatë me arra dhe shegë

Koha: 10 minuta    Për 6 persona

Përbërësit: Rukola ose sallatë jeshile, 1 filxhan shegë, një dorë arra të copëtuara, limon, vaj ulliri, kripë.  

Përgatitja: Në një tas të bollshëm pritet sallata jeshile ose rukola. Shtohen arrat dhe shegët. Më pas vaji, kripa dhe limoni në sasinë që preferojmë. Mund të shtohet edhe djathë i bardhë.



Sallatë Makaronash  

Koha: 15 minuta    Për 2 persona

Përbërësit: 150 gr makarona, 2 kupa domatesh të vogla, 100 gr mozzarella, 2 thelpinj hudhër, kripë, piper dhe borzilok të grirë.

Përgatitja: Në fillim, vendosen makaronat të ziejnë. Ndërkohë, priten domatet, djathi, përbërësit e tjerë dhe të gjitha në një tas duhet të qëndrojnë për 5 minuta të marinohen. Makaronat e bëra gati dhe të ftohta tashmë, bashkohen më përgatitjen e mësipërme. Shërbejini duke i shoqëruar me 1 gotë verë.


Supë e ngrohtë me perime

Koha: 30 minuta    Për 2 persona

Përbërësit: 2/3 filxhani lëng mishi, 1 patate, ½ qepë, 1 karrotë, pak brokoli, selino, piper dhe erëza sipas dëshirës.

Përgatitja: Priten perimet në pjesë të vogla. Në një tenxhere vendosni perimet të ziejnë për rreth 20-25 minuta. Hidhni erëzat në sasinë që dëshironi.


Pulë e pjekur  me limon dhe rozmarinë

 Koha: 1 orë e 5 minuta    Për 6 persona

Përbërësit: 1 pulë rreth 2 kg, 3 thelpinj hudhër, 1 limon, 3 degë rozmarine, vaj ulliri, kripë.  

Përgatitja: Ndërkohë që furrën e parangrohim në 200C, përgatisim në një enë përzierjen me hudhër, lëkurë dhe lëng nga një gjysëm limoni, rozmarinë, vaj e kripë. Bëjmë marinimin e pulës nga brenda dhe jashtë, duke mos harruar në vendosim gjysmën e limonit dhe një degë rozmarinë në pjesën e brendshme. Lidhja me spango për gatim nuk është e detyrueshme. Pjekim pulën në 100°C për 50 minuta. Para servirjes duhet të qëndrojë disa minuta në letër alumini.



Biskota me vanilje

Koha: 30 minuta    Për disa persona

Përbërësit: 450 gr miell, 225 gr gjalp, 220 gr sheqer, 1 vezë, 1 ½  lugë vanilje pluhur, 1 lugë baking poëder dhe pak kripë.

Përgatitja: Fillimisht përzihet sheqeri dhe gjalpi për 1 minut. Shtojmë vezën dhe vaniljen. Shtojmë miellin, baking powder dhe kripën. Ndërkohë që furra ngrohet në 180ºC, brumi pritet në pjesë. Për të bërë edhe më argëtuese përgatitjen e biskotave, përdorim formueset metalike në formë peme, yjesh dhe forma të tjera festive. Piqen për 10-12 minuta derisa të marrin ngjyrë. Mbi biskotat mund të shtohet sheqer pluhur, çokollatë e të jemi krijues sipas dëshirës. Sasia e biskotave nuk mund të përcaktohet sepse varet nga masa që do të përdoret te secila nga format.


Verë e ngrohtë me kanellë

Koha: 15 minuta   Për disa persona

Përbërësit: 1 shishe verë, 55 gr sheqer, shkopinj kanelle e limon ose portokall sipas dëshirës.

Përgatitja: Në një enë, ngrohet vera në temperaturë të ulët. Më pas shtojmë sheqerin e përbërësit e tjerë. Për 10 minuta është gati.

 



Shkrime të tjera  ✍️    https://notesofiris.blogspot.com/


Comments