Dhjetori nëpër botë

 


Një tjetër shkrim në blog  🙂

Javët e fundit të dhjetorit na afrojnë me festat. Veçse,  këtë herë, do të festojmë ndryshe. Le të mësojmë më shumë për situatën në Europë e më gjerë:

Franca: Vijojnë të jenë në fuqi masat e ashpra, për shkak të shifrave të infektimit. Këtë fundvit festat do jenë ndryshe. Presidenti Macron, i konfirmuar me covid, ka deklaruar se Franca ka kaluar pikun e valës së dytë.

                           

Italia: Në një prej shteteve më të prekura nga pandemia, në Itali vazhdojnë kufizimet. Kryesisht mbizotërojnë kufizimet e pjesshme sipas rajoneve. Sipas kryeministrit Conte, këtë vit italianët duhet të festojnë duke qenë më të  matur, e pa mbledhje e përqafime.



Austria: Do të ketë kufizime të përditshme në orarin 20:00-06:00. Pushimet dimërore dhe skijimi janë të ndaluara. Qeveria po sugjeron testimin vullnetar.



Gjermania: Aktualisht në një tjetër izolim, në Gjermani do ketë lehtësime masash vetëm ditët e festive. Ndërkohë, shumë evente janë anulluar. Kancelarja Merkel e konsideroi këtë periudhë si një sakrificë shumë të rëndësishme.



Spanja: Edhe në Spanjë do të ketë kufizime. Udhëtimet dhe vizitat familjare do të lejohen. Disa tradita spanjolle nuk do zhvillohen si më parë.


Hollanda:
I gjithë shteti do të jetë në izolim për 5 javë. Bëhet fjalë për periudhën nga 15 dhjetori deri në 19 janar. Sipas njoftimit të kryeministrit Rutte, lehtësime do ketë vetëm për ditët e festive. Pas të dhënave për rreth 10 mijë raste të reja infektimi në ditë, ky ishte në vendim i pritur për hollandezët.



Suedia: U ndoq një strategji ndryshe ndaj pandemisë. Ka filluar marrja e disa masave. Janë rekomaduar: mbajtja e maskave gjatë përdorimit të transportit publik, distancimi dhe kufizimi i lëvizjes.



Rusia: Një nga vendet ku festat janë shumë popullore. Zyrtarët në Moskë lajmëruan kufizime deri në 15 janar. Këshillohet vetë-izolimi i të moshuarve.



New York: Në qytetin e bukur amerikan, sot rastet e reja arritën shifra rekord. Po shtohen masat e reja. Priten kufizime të tjera për bizneset.



Australi: Njerëzit ishin në një periudhë të gjatë shpengimi. Së fundmi janë shtuar masat. Bëhet fjalë për kufizime nga udhëtimet.  



Shkrime të tjera  ✍️    https://notesofiris.blogspot.com/













Comments