Tradita për Vitin e Ri nga e gjithë bota

 



Një tjetër shkrim në blog dhe i fundit për këtë vit🙂

Festa e Vitit të Ri është ndër më të lashtat në histori. Miliarda njerëz nga e gjithë bota mirëpresin Vitin e Ri në mënyra të veçanta. Në vende të ndryshme ekzistojnë tradita unike dhe shumë interesante, si më poshtë:

Britani: Në mesnatën e festës, njerëzit bashkojnë duart dhe këndojnë.

Spanjë: Spanjollët besojnë se ngrënia e 12 kokrrash rrushi do t`ju sjellë një vit të lumtur.



Çeki: Ndahet një mollë përgjysmë dhe shihen format e bërhamës.

Itali: Gatuhen thjerrëza sepse meqë ngjasojnë me monedhat dhe do sjellin një vit të mirë.

Austri: Jepen hajmali të vogla fatsjellëse.

Greqi: Gjithmonë varet një qepe në derë sepse simbolizon rilindje.

Gjermani: Shpërndahen dhurata të vogla simbolike.

Danimarkë: Në minutat e para të vitit thyhen pjata sepse besohet se sjellin fat.



Belgjikë: Zakonisht fëmijët shkruajnë letra për të afërmit dhe i zbukurojnë.

Turqi: Në derën e shtëpisë hidhet pak kripë, për të sjellë bollëk në shtëpi.

Rusi: Shkruhet një urim në një letër, që më pas digjet dhe hidhet në një gotë me pije.



Siberi: Njerëzit zhyten në një liqen të ngrirë, duke mbajtur një copë bredhi në duar.

Japoni: Një vizitë në tempull, duke menduar urime për vitin që ka ardhur.


Kina: Lyerja e dyerve me bojë të kuqe, për të sjellë lumturi dhe fat.

Brazil: Hidhen lule të bardha në oqean, për të nderuar Perëndeshën e Oqeaneve që do të sjellë fat.

Meksikë: Meksikanët dekorojnë shtëpitë e tyre me ngjyrë të bardhë, të kuqe, jeshile, që besohet se sjellin fat.

Panama: Digjen portrete politikanësh e njerëzish të tjerë të njohur, për të larguar të keqen.


Filipine: Njerëzit veshin bluza me pika dhe hajnë fruta me formë të rrumbullakët.

SHBA: Një spektakël i vërtetë fishekzjarresh.


 Në Kolumbi: Njerëzit veshin një veshje e verdhë.

Ekuador: Digjen fotografi nga vitet e kaluara.


Shkrime të tjera ✍️   https://notesofiris.blogspot.com/

Comments