E premtja është dita për një shkrim të
ri në blog 🙂
Çdo
dhjetor, Instituti i Ngjyrave Pantone publikon trendet e ngjyrave për vitin e
ri. Kjo kompani, me qendër në New Jersey, është shumë e njohur për këtë njoftim
të përvitshëm. Për 2021-in u përzgjodhën
dy ngjyra: e verdha e ndritshme dhe ngjyra gri.
Ngjyra e verdhë u përshkrua si “ një ngjyrë e fortë
dhe e gëzueshme, që shndrit nga gjallëria, nuancë e ngrohtë si energjia
diellore”. Ngjyra gri e këtij viti u përshkrua “si simbolikë e elementëve të
fortë e të qendrueshëm”. Kombinimi i dy ngjyrave u përshkrua si “shprehëse e
pozitivitetit e ndihmuar nga guximi”.
E verdha është ngjyra e energjisë dhe e gjejmë në mënyra
e nuanca të ndryshme. Grija është më e përdorshme dhe më neutrale. Së bashku
mund të krijojnë një bashkim të këndshëm që sjell gëzim e qetësi.
Si mund të përdoren ngjyrat e vitit?
Dy ngjyrat e zgjedhura për këtë vit mund të shtohen
shumë lehtë në çdo ambjent. E kush nuk do të donte pak gjallëri në shtëpi?! Në
kuzhinë, dhoma apo edhe zyrë, mund të zgjidhen elemente dekori në të verdhë të
ndritshme ose gri. Mund të fillohet me aksesorë si jastëk, abazhur, mbuleseë e
deri te lyerja e një pjesë të murit në një nga këto ngjyra.
Zgjedhja bëhet në varësi në preferencës së këtyre
ngjyrave. Veç
veshjes njëngjyrëshe, mund të përdorim
një shall, këpucë, çantë
në ngjyrën e verdhë ose gri. Këto ngjyra kombinohen shumë bukur me plot nuanca të
tjera.
Shkrime të tjera ✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment