Një tjetër shkrim në blog 🙂
Për të gjithë ne, disa filma janë më të preferuarit dhe
mund t`i veçojmë.
Kategorizimi i tyre, sa i përket pëlqyeshmërisë, është i vështirë. Megjithatë, disa filma kanë qenë ndër vite më të pëlqyerit
nga publiku. Këto janë 10 nga filmat më të pëlqyer, të renditur sipas vitit të
prodhimit:
Casablanca
Një film amerikan i vitit 1942. E veçanta e këtij filmi është
se u xhirua në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Ngjarja fokusohet në
historinë e gruas së quajtur Ilga, që duhet të ndihmojë të shoqin për t`i shpëtuar
nazistëve dhe për këtë i duhet të sakrifikojë.
La Dolce Vita
Një film italian i llojit komedi-dramë, i prodhuar në
vitin 1960. Personazhi Marcello Rubini është një gazetar që shkruan për revista me
thashetheme dhe për 7 ditë shkruan për `jetën e mirë` të Romës. Kështu, filmi përbëhet
nga 7 episode, një prolog dhe epilog, një kryevepër e producentit Fellini. Filmi
është konsideruar si ndër më të mirët e kinematografisë botërore.
Mëngjes në Tiffany
Kjo komedi romantike e vitit 1961 është një prodhim
amerikan. Holly është personazhi kryesor, që përfaqëson vajzën elegante New York-eze
dhe me stil. Roli kryesor është
interpretuar nga aktorja e njohur Audrey Hepburn.
Kumbari
Film ka 3 seri të ndryshme. Filmi i parë u
transmetua në vitin 1972. Në 1974 dhe 1990 u pasua me dy seri të tjera po aq
interesante për shikuesit. Në qendër të ngjarjeve është familja italo-amerikane
Corleone, pjesë e mafias, që gjendet në vështirësinë e ruajtjes së emrit e
pasurisë. Aktorët Marlon Brando dhe Al Pacino mbahen mend për interpretimin e
jashtëzakonshëm.
Lista e Shindler
Një film historik dramtik i vitit 1993. Ngjarja
kryesore lidhet me industrialistin gjerman Shindler, që përpiqet të mbrojë
familjen e të punësuarëve të tij hebrenj, pas fillimit të persekutimeve në Poloni. Filmi ka fituar shumë
çmime të rëndësishme ndërkombëtare.
Titanik
Një film i kategorisë romancë/dramë. Që nga viti i
prodhimit (1997) e deri më sot, konsiderohet si një nga filmat më të pëlqyer në
të gjithë botën. Personazhet kryesorë, të interpretuar nga aktorët Leonardo di
Caprio dhe Kate Winslet, i përkasin klasave të ndryshme sociale dhe njihen gjatë
udhëtimit. Filmi bazohet në ngjarjen e vërtetë të udhëtimit famëkeq të anijes
Titanic, në vitin 1912.
Gladiatori
Një film i njohur i vitit 2000. Bazohet në ngjarje përafërsisht
të vërteta, të ndodhura në Perandorinë Romake në gjysmën e shekullit të dytë
p.k. Një nga filmat më të mirë të viteve 2000.
Avatar
Një film fantastiko-shkencor i vitit 2009. Ngjarjet
i përkasin gjysmës së shekullit të XXII-të, kur njerëzit kanë kolonizuar planetin
Pandora, duke rrezikuar ekzistencën e fisit vendas Na`vi Për 10 vitë me rradhë
ishte filmi që solli më shumë të ardhura. Adhuriesit e këtij filmi do të mund të
shohin serinë e dytë e të tretë të filmit, në vitin 2022 dhe 2024.
Pema e jetës
Një film amerikan, i llojit eksperimental-dramë, i
prodhur në vitin 2011. Tema përqendrohet në etapat e rëndësishmë të jetës dhe
njekohësisht meditues. Konsiderohet si filmi më i mirë i dekadës 2010.
Mbreti Luan
Një film vizatimor i prodhuar në vitin 2019. I shumëpritur
dhe pëlqyer nga disa grupmosha. Subjekti bazohet te luani i vogël Simba, që
duhet të marrë rolin e rëndësihëm të mbretit. Është filmi vizatimor që ka sjellë më
shumë të ardhura
Shkrime të tjera ✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment