Përshëndetje! E premte dhe një tjetër shkrim në blog🙂
Jeta e çdo
njeriu është e mbushur me pasiguri dhe dyshime.Për fat të mirë, disa nga pikëpyetjet e jetës marrin përgjigje
nga filozofia. Shumë mesime jete nga filozofët, që kanë mbërritur deri në ditët
e sotme, duhen pasur në mendje.
“Fillimi
është pjesa më e rëndësishme e punës”.Kjo thënie e Platonit është shumë
inkurajuese.Nuk duhet pasur frikë për të nisur çdo rrugë që mund të zgjedhim. Mosvlerësimi
ose humbja e mundësive është një nga mënyrat si i shmangemi fillimeve. Në fund,
nëse kemi fituar ose dështuar, është prap në të mirën tonë.
Një thënie e filozofit grek Epikteti është kjo: “
Një njeri ndikohet, jo nga ngjarje, por nga çka sheh prej tyre”.E në të vërtetë,
secili prej nesh ndikohet nga ndodhi të ndryshme të vetes ose rreth nesh. Ne
mund të kemi nën kontroll vetëm mendjen tonë, kështu që do të ndikohemi gjithmonë
vetëm nga gjërat që lejojmë të na sjellin shqetësim.
Sipas
Senekës: “ Ka rrethana në ekzistencën tonë që nuk mund t`i ndryshojmë, kështu që
është më mirë të shfaqin shirt fisnik ndaj tyre”.Pra, të mos jemi pesimistë, por
të njohim e të vlerësojmë realitetin tonë.Thënia
tjetër e Senekës : “ Bekimet më të mëdha të njerëzimit janë brenda nesh dhe arritjeve
tona...Kjo thënie duhet të na ndërgjegjësojë për të kuptuar se ka dy alternativa:
të zotërojmë lumturinë vetë ose të zotërohet nga të tjerët.
Sipas Konfucit:
“ Sa më shumë një njeri përsiatet në mendime pozitive, aq më e mirë do të jetë
bota e tij dhe përreth tij”.Pra, çdo gjë varet nga cilësia e mendimeve tona.Konfuci
na mëson rëndësinë e të ecurit përpara.edhe hapat e vegjël sjellin ndryshim.
Filozofi
i njohur kinez Laozi ka thënë: “ Duke lënë çdo gjë të shkojë, atëherë ndodh çdo
gjë”.Laozi thekson rëndësinë e të qenit në harmoni me natyrën.Nuk mund të
pengojmë forcat e natyrës të veprojnë në jetën tonë.
Ndërsa
nga thënia e Budës: “ Mos u zhyt në të kaluarën, mos u fokuso në të ardhmen, përqendroje
mendjen tënde në të tashmen”. E tashmja është i vetmi moment i sigurt,
totalisht i varur nga ne.Nga e tashmja fillon gjithçka.
Kështu,
duke ndjekur një filozofi të caktuar jete, vizionet e sjelljet ndaj jetës bëhën
edhe më të thjeshta.Mjafton pak filozofi.
🤞
✍️Shkrime të tjera në https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment