Fillimi i tetorit, ashtu si çdo vit, lidhet me një
ngjarje të rëndësishme për letërsinë në mbarë botën.Bëhet fjalë për dhënien e çmimit
Nobel.Për vitin 2020, çmimi Nobel për Letërsinë iu dha shkrimtares Louise Elisabeth
Glück.
Autorja amerikane Glück është shumë e johur në
kontinentin amerikan.Sipas njoftimit, shkrimtarja 77-të vjeçare u vlerësua “për
zërin e saj të pagabueshëm poetik, që me një bukuri të ashpër e bën ekzistencën
individuale universale”.Akademia suedeze bëri këtë përzgjedhje pas disa fazash
vlerësimi.
Reagimi i Glück për çmimin:
Sipas mediave amerikane,
fillimisht shkrimtarja shfaqej ngurruese për t`u shprehur në lidhje me Nobel-in.Ajo
i kërkoi gazetarit që biseda e tyre telefonike të ishte sa më e shkurtër.Sa i përket
çmimit ajo tha: “Si fillim mendova se nuk do të kisha më shoqëri, sepse ata janë
edhe vetë shkrimtarë.Më pas mendova se kjo gjë nuk mund të ndodhte.Është shumë
shpejt dhe herët për të thënë.Nuk e di ende se çdo të thotë ky çmim për mua.”
E veçanta e këtij vit dhe kritikat:
Çmimi Nobel për
Letërsinë, veçanërisht vitet e fundit, është komentuar gjatë.Pas anullimit në
vitin 2018 dhe me një përzgjedhjeje të keqë në 2019-ën të Peter Handke, dhënia
e çmimit po kthehej në skandal. Këtë vit, për vetë akademine, por edhe lexuesit,
shkrimtari duhej zgjedhur me shumë kujdes.
Mbi shkrimtaren:
Louise Elizabeth Glück lindi më 22 prill 1943 në New York.Origjina e saj është hebreje ruso-hungareze, por gjyshërit e saj emigruan në SHBA.Që në moshë të vogël kishte pasion poezinë dhe tregimet klasike.Nga viti 1968 e deri më sot është aktive nëpërmjet shkrimeve të saj poetike dhe eseistike.Botimet e saj më të njohura janë: “Triumfi i Akilit”, “Averno”, “Shpatorja e egër”, etj.U vlerësua më çmimin Pulitzer më 1993.Ka marrë edhe shumë çmime kombëtare.
Klikoni link-un për të lexuar mbi Nobel-in e vitit të
kaluar dhe kritikat për të 👉 https://notesofiris.blogspot.com/2019/10/kritikat-per-nobel-in.html
Comments
Post a Comment